Gjakovë – Seanca e paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë kundër Njazi Xharavinës është shtyrë sërish për shkak të mungesës së të akuzuarit.
Avokati me anë të një parashtrese kishte kërkuar nga gjykatësi që seanca të shtyhet për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të klientit të tij.
Gjykatësi morri aktvendim seanca të shtyhet më 13 tetor 2016, në ora 11.
Ish-Prokuroria Publike Komunale në Gjakovë kishte ngritur aktakuzë në dhjetor 2010, me të cilën akuzonte të pandehurin se duke qenë zyrtar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë ka shpërdoruar detyrën zyrtare. Sipas aktakuzës, Xharravina kishte regjistruar në librin amëz të këtij institucioni një person, të cilit ia kishte regjistruar të gjithë semestrat dhe provimet si të përfunduara dhe në fund ia kishte lëshuar një diplomë për mësim klasor.
Sipas organit të akuzës të gjitha këto veprime, i akuzuari i kishte bërë kundrejt një shpërblimi prej 2 mije eurove.