SHTYHET SEANCA, TË AKUZUARIT KËKROJNË MARRËVESHJE MË PROKURORINË

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Vazhdimi i shqyrtimit fillestar i paraparë të mbahet të martën ndaj punonjësve të ujësjellësit “Hidrogjeni Jugor” në Prziren, është shtyrë për një datë tjetër.  Kjo ka ndodhur si pasojë e kërkesës së prokurores së rastit, Ervehe Gashi, pasi e njëjta nuk ka mundur të arrijë marrëveshjen e kërkuar nga të akuzuarit për përvetësim në detyrë,  Hafir Gallopeni, Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi.

Prokurorja Gashi, ka deklaruar se për shkak të angazhimeve të saj nuk ka mundur të arrijë marrëveshjen e kërkuar nga të akuzuarit, për pranimin e fajësisë. Me këtë rast e njejta ka kërkuar edhe një afat shtesë për negociim të marrëveshjes në fjalë,  me të cilin propozim janë pajtuar edhe mbrojtësit e të akuzuarve.

Kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, ka pranuar kërkesën e palëve duke caktuar seancën e rradhës për datën 24 maj 2016, në ora 10:00.

Më 3 mars të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve  Hafir Gallopeni, Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, për vëprën penale ‘përvetësimi në detyrë’. Të njëjtit akuzohen se në cilësi të inkasantëve në në kompaninë e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, nuk e kanë dorëzuar të gjithë shumën e inkasuar nga konsumatorët, duke i shkaktuar kompanisë në fjalë dëm në vlerë rreth 26 mijë euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë