Shtyhet seanca për vërtetim të pronësisë

170131986_756716888550230_5272717168602023769_n
Author

Raporton: Arbenita RRAHMANI

Prill 7, 2021

Lipjan- Të mërkurën  në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, është shtyrë seanca në rastin ku paditësi Rexhep Zeka po kërkon vërtetimin e pronësisë nga të paditurit Beqir dhe Gani Zeka.

Shkak për shterjen e kësaj seance ishte mungesa e të autorizuarit të paditësit, avokatit Lutfi Tahiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit Isa Gashi ka konstatuar se i autorizuari i paditësit, avokati Tahiri është ftuar në mënyrë të rregullt në seancën e shqyrtimit kryesorë, por se i njëjti me parashtresë të cilën e ka dorëzuar në gjykatë më 6 prill 2021 ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër.

Ndërsa, si arsye për mungesën e tij i njëjti në parashtresë ka thënë se më parë ka marrë ftesë nga Gjykata Themelore në Prishtinë në një çështje tjetër kontestimore.

E autorizuara e të paditurit të parë, Arbnora Zeka ka propozuar që të mbahet seanca duke thënë se “parashtresën i autorizuari i paditësit Tahiri e ka dorëzuar me 6 prill 2021 duke mos dhënë asnjë arsye mbi bazën e të cilës e parasheh LPK-ja për shtyrje, ndërsa arsyeja të cilën e ka paraqitur në atë kërkesë nuk i plotëson kushtet për shtyrjen e seancës sipas Ligjit”.

Tutje e njëjta ka thënë, në seancën e kaluar përfaqësuesi i paditësit në proces verbalin e datës 22 shkurt 2021 është konstatuar se i njejti ka refuzuar ta pranoi ftesën për pranimin e thirrjes për këtë seancë andaj sipas saj, mbi bazën e kësaj i propozojnë gjykatës që në këtë seancë të marrë vendim dhe të konsideroi të tërhequr padinë duke u mbështetur në dispozitat përkatëse ligjore.

I autorizuari i të paditurit të dytë, Xhafer Maliqi e ka mbështetur propozimin që padia e paditësit të konsiderohet e tërhequr nga arsyet e theksuara nga e autorizuara Zeka. Tutje ai theksoi se përfaqësuesi i paditësit po tenton të zvarris këtë çështje nga vet fakti se ai thirrjen nga kjo gjykatë e ka pranuar 2 mars 2021 .

“Rrjedhimisht me këtë, ai nëse do të kishte marrë thirrje më herët siç thekson në parashtresë do të duhet që parashtresën ta adresoj në gjykatë menjëherë e jo një ditë para seancës”, ka thënë Maliqi.

Tutje, i njëjti ka thënë se konsideron se kërkesa për shtyrje është e pa justifikueshme, si dhe i propozoi gjykatës që të vendos lidhur me propozimin e tyre.

Gjykatësi Gashi mori aktvendim që të refuzoi propozimin e palëve të paditura që seanca të mbahet në mungesë të të autorizuarit të palës paditëse.

I njëjti, seancën e sotme e shtyu, ndërsa seancën e radhës e caktoi me 11 maj 2021 ne ora 14:00

Ndryshe sipas padis se ushtruar më 23 janar 2019, paditësi Rexhep Zeka po kërkon nga të paditurit Beqir Zeka dhe Gani Zeka vërtetimin e pronësisë me propozimin për masë të përkohshme.

Në padi thuhet se paditësi dhe të paditurit janë vëllezër dhe kanë jetuar ne bashkësi familjare deri në vitin 1991,kurse kur është bërë shkëputja e bashkësisë familjare secili vëlla, këtu palë dhe vëllezërit e tjerë kanë punuar për interesa vetanake. /BetimipërDrejtësi