SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, SHKAKTAR VONESA E PËRGATITJES SË RAPORTIT TË PROKURIMIT 

Raporton: Diana BERISHA

Pejë – Shqyrtimi gjyqësor i paraparë të mbahet të enjtën në Gjykatën Themelore në Pejë, ndaj dy të akuzuarve Xhemë Berisha dhe Kujtim Selmanaj, është shtyrë për arsyeje se prokuroria e rastit Sahide Gashi ka pranuar me vonesë raportin e përpiluar nga Zyra e Prokurimit të Republikës së Kosovës, raport ky për të cilin duhet kohë për t’a analizuar.

Kryetari i trupit gjykues Sami Sharaxhiu hapi seancën e shqyrtimit gjyqësor duke njoftuar palët në procedurë rreth raportit të përpiluar nga Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik (KRPP).

Prokuroria e rastit, Sahide Gashi në fjalën e saj deklaroi se raportin e përpiluar nga KRPP-ja e ka pranuar me datë 06.04.2016, edhe pse në prokurori ka arritur me datë 01.04.2016.  Ajo bëri të ditur se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme qe t’a elaboroj, andaj i propozoi Gjykatës që shqyrtimin e sotëm ta shtyej, në atë mënyrë që të ketë kohë t’a analizojë detajisht.

Gjithsesi ajo shtoi se në përgjithësi ky raport nuk përmban analizën e saktë të cilën ajo ka kërkuar që të bëhet. Gjegjësisht prokuroria Gashi ka kërkuar që ky raport të jetë i përpiluar nga Komisioni i monitorimit, për shkak se raportet paraprake kanë qenë të bazuara në dy dimensione diametralisht të kundërta

Mbrojtësi i të akuzuarit Xhemë Berisha, avokati Gëzim Kollqaku deklaroi se ka pranuar raportin dhe konsideron se pretendimet e prokurorës Gashi se ky raport nuk është ai të cilin e ka pritur, është shumë e pa kuptimtë, ngase ky raport është përpilu nga tre zyrtarë të KRPP-së, ekspert të kësal lëmie dhe baza e tij mbështetet në konkluzionet për pyetjet e parashtruara nga prokuroria e rastit, të cilat mbështeten në dispozita ligjore.

Andaj avokati Kollqaku konsideroi se ky raport është mjaftueshëm i qartë në dilemat e prokurores, prandaj i propozon gjykatës që kjo seancë të mos shtyhet. Ai gjithashtu theksoi se ka pritur nga ana e prokurorës të heq dorë nga aktakuza, ngase elementet inkriminuese të të mbrojturit të tij, ky raport i ka eleminuar në tërësi

Ndërkaq i akuzuari Xhemë Berisha mbetet në tërësi pranë deklaratës së avokatit të tij.

Mbrojtësi i të akuzuarit Kujtim Selmanaj, avokati Haxhi Çekaj deklaron se sipas vlerësimit të tij, ky raport është i duhuri për t’u konsideruar si super – ekspertizë, e cila i mbyll të gjitha dilemat rreth akuzës së ngritur nga ana e prokurorisë së shtetit. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka bazë që kjo seancë të shtyhet.

Tutje edhe i akuzuari Kujtim Selmanaj e mbështet në tërësi deklaratën e dhënë të avokatit të tij.

Prokuroria e rastit, Sahide Gashi tha se e kundërshton mbrojtjen pasi që të njëjtit po bien në konstatime të cilat po i ngjajnë fjalës përfundimtare.

Gjykata aprovoi kërkesën e prokurorës Gashi, duke i dhënë kohë që t’a analizojë raportin nga KRPP-ja pasi që të njëjtën e ka pranuar shumë vonë .

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë më 11 shkurt 2013, me arsyetimin se i akuzuari Xhemë Berisha në cilësinë e personit zyrtar-Menaxher i Zyrës së Prokurimit në KK Pejë, nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare në atë mënyrë, që në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, gjatë ekzekutimit të kontratës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të administratës komunale, institucioneve shëndetësore, arsimore dhe kulturore, edhe pse firma NTSH “Network” nuk i ka përmbushur obligimet e marra në kontratë për pagesën e obligimeve tatimore, me ç’rast ATK i’a bllokon xhirollogarinë, i njejti e ndërron emrin në “Selmans Netëork” NTSH dhe hap xhirollogari të re. Me këtë rast, i pandehuri në vend se ta shkëpusë kontratën, i urdhëron thesarin që të vazhdoi pagesën, tani me emër të ri në shumën prej 106 609.53€.

Ndërkaq, i pandehuri Kujtim Selmanaj prej datës 16.03.2012 deri më 25 maj 2012, me qëllim të realizimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për subjektin e tij afarist NTSH “Network”, nuk i ka kryer obligimet tatimore të përcaktuara me ligj në shumën prej 99 289.33€, ndërsa për këtë ATK-ja i bllokon xhirollogarinë, kurse i njejti i ndërrron emrin subjektit në “Selmans Network” NTSH dhe hap xhirollogari të re.

Tutje më 1 shkurt 2012, me vetëdije nuk e ka zbatuar ligjin dhe ka shkelur kontratën e lidhur me KK Pejë, në atë mënyrë që nuk i ka paguar shumicën e pagave të punëtorëve dhe tatimin në Trustin Pensional.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë