SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, SHKAKTAR GREVA E PUNONJËSVE TË PALLATIT TË DREJTËSISË
Raporton: Valdet HAJDINI
Prishtinë – Në Gjykatën në Themelore të Prishtinës, të mërkurën, nuk është mbajtur seanca gjyqësore për korrupsion, kundër të akuzuarit Xhafer Maloku i akuzuar për veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit.
Kjo seancë është shtyrë për shkak të grevës së punonjësve të administratës në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.