Shtyhet seanca për korrupsion, shkak mungesa e të akuzuarit

Raporton: Gzim SHALA

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shtyrë shqyrtimi fillestar ndaj Shaban Gollpenit, i akuzuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.  Kjo është bërë pasi që i akuzuari nuk ishte prezentë.

Gjyqtari Shashivar Hoti ka bërë me dije se fletë kthesa e të akuzuarit nuk ka ardhë. I njëjti tha se për seancën e radhës, të akuzuarit Gollpeni do ti dërgohet përsëri ftesë zyrtare.

Seanca e ardhshme është caktuar të mbahet me datë 21 tetor në ora 9:30.

Sipas aktakuzës, Shaban Gollpeni, si Drejtor i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare me qëllim përfitimi të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër. Ai këtë e kishte bërë duke i lejuar kompanisë NTP “Malësia” importimin e gjedhëve të gjalla të gjinisë femërore nga Serbia. Në këtë mënyrë, i njëjti ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sipas të cilit nga Serbia për në Kosovë mund të importohen vetëm kafshët e llojit të gjedhit meshkuj, të cilët janë nën moshën 30 muajshe.

 

 

 

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë