SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, NUK PARAQITET I AKUZUARI HAXHI HASKAJ

Raporton: Gëzim HASANI

Prishtinë – Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Haxhi Haskajt, i akuzuar për veprën penale të përvetësimit të detyrës, për shkak të mos paraqitjes së tij, të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës Haskaj akuzohet për veprën penale përvetësimi në detyrë, pasi kishte shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim që të përfitoj për vete dobi pasurore. Sipas prokurorisë, i akuzuari në cilësinë e gjeodetit kishte bërë ndarjen fizike të ngastrave për blerësit, më saktësisht, sipas fletave poseduese nga 18 parcela, 8 i kishte shitur duke përvetësuar kështu shumën rreth 315.000 marka gjermane dhe nuk ja kishte dhënë familjarëve të tani të ndjerit Popoviq Millovan Mirosllav, duke shkaktuar dëmin e lartëcekur.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë