SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION NGA ROJET E PYJEVE, MUNGOJNË TË AKUZUARIT

 Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, është shtyrë shqyrtimi gjyqësor ndaj Vehbi Ibrahimit, Shaip Ruhanit, Bekim Jasharit dhe Osman Mehmetit, të akuzuar për vjedhje dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. Seanca e paraparë për ditën e enjte është shtyrë për shkak të mos prezencës të të akuzuarëve.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore, të akuzuarit Vehbi Ibrahimi, Shaip Ruhani dhe Bekim Jashari, në cilësinë e rojeve të pyllit në Agjensionin Pyjor të Kosovës, kanë shpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke mos e konfiskuar masën drurore prej 73 metra hapsirë, me c’rast i kanë mundësuar të akuzuarit Osman Mehmetit të marrë kete sasi të drunjëve, duke e dëmtuar Agjensionin Pyjor të Kosovës.

Dispozitivi i dytë  dhe i fundit i aktakuzës e ngarkon të akuzuarin Osman Mehmeti për shkak se i njëjti i ka sjellë përfitime pasurore vetes, duke e marrë sasinë drurore për ta dërguar në vend të pa njohur, me c’rast ka dëmtuar Agjensionin Pyjor të Kosovës. Seanca e radhës pritet të mbahet me 31 mars 2016, në ora 15:00

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë