SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, NË GREVË PUNONJËSIT E PALLATIT TË DREJTËSISË
Raporton: Valdet HAJDINI
Prishtinë – Në Gjykatën në Themelore të Prishtinës, të martën, nuk është mbajtur seanca gjyqësore për korrupsion, kundër të akuzuarit Rexhë Feka i akuzuar për veprën penale mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjeter materiale ose i detyrimeve financiare.
Kjo seancë është shtyrë për shkak të grevës së punonjësve të administratës në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.
Ky shqyrtim gjyqësor po zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtnë, ku i akuzuari Rexhë Feka, në cilësi të personit të lartë zyrtar, pas përfundimit të mandatit si Këshilltar i Asamblesë Komunale në Mitrovicë, nuk e ka deklaruar pasurinë e vet edhe pse ka qenë i njoftuar bga organi kompetent se një gjë të tillë duhet t’a bëjë brenda afatit 30 ditësh, pas përfundimit të mandatit.