SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION NDAJ ZYRTARËVE TË KOMUNËS SË KAÇANIKUT

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të hënën, është shtyrë seanca ndaj të akuzurëve Hajredin Shehu, Ramiz Shehut, Agron Shurdhanit dhe Xhelal Gashit, të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit”.

Seanca e së hënës ndaj katër zyrtarëve të Kuvendit Komunal në Kaçanik nuk është mbajtur për arsye se pak para se të fillonte shqyrtimi gjyqësor, gjykatësi i cështjes Musa Konxheli ishte lajmëruar se i ka vdekur vëllau. Shqyrtimi i rradhës nuk u caktua për ndonjë datë konkrete ndërsa se kur do të mbahet seanca rradhës, palët u njoftuan se do të u dërgohen ftesat e rregullta nga Gjykata.

Çështja penale ndaj të akuzuarëve zhvillohet sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, me të cilën të pandehurit Hajredin Shehu, Ramiz Shehu, Agron Shurdhani, Xhelal Gashi akuzohen se gjatë muajit nëntor – dhjetor 2007 në Kaçanik , në cilësi të personave zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit, kanë shpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë tejlkaluar kompetencat, në procedurën e tenderimit për asfaltimin e rrugës lokale të fshatit Stagovë, në Kaçanik, të shpallur më 25 tetor 2007 me numër të prokurimit 109788/07/027/521, në atë mënyrë që i pandehuri Agron Shurdhani  ka nënshkruar kontratë me NTP “Burimi” me seli në Kaçanik , edhe pse këtë kontratë është dashur t’a nënshkruaj menaxheri i zyrës së prokurimit publik. Ndërsa i pandehuri Hajredin Shehu si mbikëqyrës i punimeve për asfaltimin e kësaj rruge më 17 dhjetor 2007 ka përpiluar një raport ku ka konstatuar se nga ndërmarrja “Burimi” janë kryer punët sipas kontratës për pozicionet e caktuara , edhe pse punimet në rrugën e përmendur as që kishin filluar e të cilin raport e kishte përpiluar pas marrëveshjes gojore me të pandehurin Xhelal Gashi, i cili si Kryetar i Kuvendit të Komunës së Kaçanikut , këtë raport e ka konfirmuar edhe me rekomandimin  e 18 dhjetorit 2007 me numër 01-nr.150/2007, e në bazë të cilit raport i pandehuri Ramiz Shehu si ushtrues detyre i zyrës së prokurimit ka lëshuar urdhër-blerje në vlerë prej 267,598 euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë