SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, MUNGON PËRFAQËSUESI I AKK-së

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Për shkak të mungesës së përfaqësuesit të Agjencionit Kundër Korrupsionit, të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjilan është shtyrë seanca ndaj Hasan Keqmezit, Shaban Kastratit, Irfan Dërmakur dhe Asllan Beqirit, të akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Në seancën e së mërkurës, prokurori Isuf Sadiku, në fjalën hyrëse tha se qëndron pranë aktakuzës së ngritur ngase sipas tiij aktakuza është e bazuar në ligj dhe ka prova te mjaftushme për ta arsyetuar të njëjtën.

Mbrojtësit e të akuzuarve avokatët, Mustaf Musa, Kadri Syla, Enver Halili dhe Fari Nuhiu e kanë kundërshtuar në tërësi aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, pasi sipas tyre, aktakuza nuk ka mbështetje në prova dhe fakte si dhe nga e njëjta nuk ekzistojnë elementet e figurës së veprës penale.

Sipas aktakuzës Hasan Keqmezi akuzohet se si Menaxhet Prokurorimit, me qëllim të shkaktimit të dëmit për personin tjetër ose për organizatën e biznesit, ka shpërdorur pozitën zyrtare, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, në atë mënyrë që përveç kushteve të tjera për pjesmarrje në tender të 30 shtatorit 2009, të shpallur nga Zyra e Prokurorimit të Komunës të Kamenicës, nuk i ka respektuar: garancionin për sigurimin e tenderit prej 3% të vlerës së ofertës, si dhe operatorët ekonomik që i kanë fituar punët nga ky tender nuk i kanë plotësuar kushtet e lartëpërmendura.

Shaban Kastrati, Irfan Dërmaku dhe Asllan Beqiri akuzohen se më 22 tetor 2009 si anëtarë të Komisionit për Vlerësimin e Tenderit të 30 shtatorit 2009 në Komunën e Kamenicës me qëllim të shkaktimit të dëmit për personin tjetër, ose për oragnizatën e biznesit, kanëkeqpërdorur pozitën zyrtare.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë