SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, MUNGON I AKUZUARI, URDHËROHET SJELLJA ME DHUNË

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Nasuf Stubllës, i akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar, për shkak të mos paraqitjes së tij, të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan, edhe pse ishte ftuar në mënyrë të rregullt, ndërsa nuk e ka arsyetar mos ardhjen e tij. Për shkak të kësaj mos përfillje të gykatës, trupi gjykues mori aktvendim që në seancën e 6 majit 2016, i akuzuari të sjellët me dhunë.

Sipas aktakuzës Nasuf Stublla, akuzohet se ka shfytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat zyrtare, me qëllim që të pëfitoj dobie për vete apo personin tjetër, edhe pse ka qenë në dijeni me dashje ka shkelur detyrat zyrtare si zyrtar policor, dhe më 7 maj 2015, ka dashur t’iu shmanget detyrimeve doganore, duke dashur të lejon futjen nga Serbia në Kosovë dy paketa me helme për spërkatje të pemëve – 18 litra, dhe një paketë me 6 kilogram pluhur edhe pse ka qenë në dijeni se një veprim i tillë është i ndaluar.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë