SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, MUNGON I AKUZUARI QENAN IZMAKU

Raporton: Ramiz VELIU

Vushtrri – Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, të hënën ishte paraparë të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Qenan Izmaku, i akuzuar për dy vepra  penale të korrupsionit, por e njejta nuk është mbajtur për shkak të mosprezencës  të akuzuarit, i cili ishte thirrur përmes ftesës më 22 shkurt 2016. Megjithatë, në fillim të seancës nga fletë  kthesa që është kthyer në gjykatë,  del se të njejtën ftesë nuk e kishte pranuar personalisht i  pandehuri Qenan Izmaku por prindi i tij, gjë që për këtë gjykatë nuk konsiderohet dorëzim i rregullt. Kjo pasi që sipas ligjit dorëzimi i ftesës bëhet personalisht te i pandehuri, përveç në disa raste përjashtuese kur kjo gjë nuk është e mundur.

Lidhur me këtë rast, gjatë kësaj seance ishin paraparë të dëgjohen tre dëshmitarë, Fatmir Osmani, Gani Shala dhe Bedri Spahiu. Prej tyre prezent ishte vetëm dëshmitari Fatmir Osmani. Sa i përket dëshmitarit Bedri Spahiu, për të njejtin nuk ka informatë se ku gjindet sepse adresa e të njejtit del të jetë e panjohur për gjykatën, ndërsa për dëshmitarin Gani Shala nuk ka arsye për mosprezencën e tij në seance sepse ai kishte pranuar ftesën e rregullt.  Seanca e rradhës u caktuar për datën 30 mars 2016, në ora 10:00.

Prokuroria Publike e Qarkut në Mitrovicë më datën 19 dhjetor 2006 kishte ngritur aktakuzë ndaj Qenan Izmakut me dyshimin e bazuar për veprën penale përvetësimi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për veprën penale falsifikim i dokumenteve

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë