SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, MUNGON I AKUZUARI MILIVOJE JOVANOVIQ

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan- Mungesa e të akuzuarit Milivoje Jovanoviq, ka bërë që të shtyhet seanca e paraparë të mbahet të enjten ndaj tij dhe të akuzuarit tjetër Hajdin Leskovica. I akuzuari për kepërdorim të pozitës apo atutoritetit zyrtar nuk mund të merrte pjesë në këtë shqyrtim, pasi i njëjti kishte pësuar një aksident gjatë rrugës për në gjykatë.

Prokuroria Themelore në Gjilan kishte ngritur aktakuzë ndaj Milivoje Jovanoviq dhe Hajdin Leskovicës për shkak se të njëjtit gjatë periudhës kohore prej 12 nëntor 2013 e deri më 28 nëntor 2013 kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare. Kjo ka ndodhur në atë mënyrë që pasi janë nënshkruar dy kontrata në mes të Komunës së Parteshit dhe NTSH “Bujari”, ndërrmarrje kjo që bën furnizimin e drunjëve dhe të cilën e përfaqëson i akuzuari Hajdin Leskovica. Edhe pse ky i fundit nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga kontrata për sjelljen e 500 metrave dru për ngrohje, i akuzuari Milivoje Jovanoviq në cilësinë e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Parteshit, duke i vënë në lajthim zyrtarët Komunal Timohir Simiq, Goran Kostiq dhe Zhivojin Trajkoviq kinse fletëpagesat nevojiten për transport të drunjëve, ku të njëjtit nënshkruajnë dy fletëdërgesa për sasinë e 500 metrave të drunjëve për ngrohje,  Jovanoviq i nënshkruan dy faturat për pagesë NTSH “Bujari” në shumën prej 19.920 euro. Tutje i akuzuari Hajdin Leskovica bën kërkesë për pagesë në Komunën e Parteshit, dhe e njëjta pagesë nuk i kryhet.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë