SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, MUNGON I AKUZUARI ABAZ BAJRA, GJYKATA URDHËRON SJELLJEN ME DHUNË

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, nuk është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve Fatlum Rudari dhe Abaz Bajra. Kjo për shkak të mosprezencës së të akuzuarit Abaz Bajra, i cili ishte thirrur me ftesë të rregullt, por nuk kishte ardhur në gjykatë. Dy të akuzuarit ngarkohen për veprën penale dhënie e  ryshfetit.

Lidhur me këtë rast, gjyqtari Faik Hoxha tha se do të lëshojë urdhëresë për sjellje më përcjellje të policisë, pasi nuk është përgjigjur në ftesën e rregullt të dërguar nga gjykata.

Seanca e ardhshme për këtë rast, u caktua për datë 21 mars 2016, ku pritet që policia t’a sjellë të akuzuarin nën përcjellje.

Sipas pretendimit të prokurorisë, të akuzuarit ngarkohen me veprën penale të dhënies së ryshfetit, me arsyetimin se kanë dhënë para për dhënien e provimit të patent shoferit. Prokuroria pretendon se një gjë të tillë është ekzekutuar me vendosjen e mikrofonave dhe pajisjeve elektronike në trupin e kandidatëve (Bajra dhe Rudari), në mënyrë që të mund t’u diktohen përgjigjet e sakta.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë