SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION ME KËRKESË TË AVOKATIT MBROJTËS

Raporton: Lutfi MORINA

Gjakovë – Me kërkesë të avokatit, Teki Bokshi, është shtyrë gjykimi ndaj Hajrullah Binakajt dhe Zeqë Kuqit, të cilët akuzohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Avokati ka parashtruar kërkesë me shkrim ku ka kërkuar që seanca të shtyhet sepse ka qenë i angazhuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e ish ministrit Astrit Haraqija.

Palët në procedurë janë  njoftuar rreth këtij ndryshimi dhe të njëjtët nuk janë paraqitur në gjykatë.

Seanca ishte paraparë të mbahej të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ku pritej të përfundonte gjykimi.

Prokuroria pretendon se Hajrullah Binakaj, me spitalin e tij privat “Heart”, gjatë periudhës 2007-2012, u ka dhënë ndihmë mjekësore pacientëve, megjithëse ende nuk e kishte kryer fakultetin e mjekësisë.

Poashtu, Binakaj akuzohet se gjatë periudhës 2005-2013, me qëllim të shmangies së tatimit, nuk ka deklaruar të ardhurat nga spitali i tij “Heart”, në shumë rreth 135 mijë euro.

I akuzuari tjetër Zeqë Kuqi, akuzohet se në periudhën 2009-2012, në cilësinë e doktorit kardiolog, ka përdorur metodë të gabuar në mjekimin e pacientëve të këtij spitali, me ç’rast kanë vdekur 7 pacientë.

Poashtu, i njëjti akuzohet se gjatë periudhës 2009-2012, nuk i ka deklaruar të gjitha të ardhur, duke iu shmangur tatimit në shumë prej 1800 euro.

 

 

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë