SHTYHET SEANCA PËR KORRUPSION, GJYKATËSI GJENDET JASHTË SHTETIT

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Seanca e së martës, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të akuzuarit Xhemajl Pireva është shtyrë për shkak të mungesës së gjykatësit Afrim Shala, i cili gjendet në udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Ky proces gjyqësor zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan ndaj Xhemaijl Pireva, i cili më 8 nëntor 2014, në kohë të pa caktuar në Komunën Kamenicës, në vendin e ti të punës, në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile, kishte mundësuar përpilimin e dokumentit zyrtar me përmbajtje të rreme. Sipas aktakuzës, Pireva me nënshkrimin e tij kishte imituar nënshkrimin e Enver Krasniqit, Kryetar i Këshillit Lokal për Lagjen “Qamëria“, dhe kishte firmosur tre vërtetime në emër të: Cveta Kostiqit, Zllatka Dejkoviq dhe Miliana Stamenokoviqi, me të cilat kishte vërtetuar se këta persona të nacionalitetit serb ishin banor të përhershëm në lagjes “Qamëria “edhe pse të njëjtit nuk ishin banor të kësaj lagje që t’i firmosnin këto vërtetime. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 2 mars 2016.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë