Shtyhet seanca në rastin ku paditësi kundërshton gjobën e shqiptuar prej 200 eurosh për mos respektim të orarit të lëvizjes

Raporton : Donjeta AJVAZI

Prishtinë- Si rezultat i mungesës së palës paditëse dhe palës së paditur ka dështuar të mbahet seanca e sotme në Departamentin për Çështje Administrative, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykatësja Vjollca Limani konstatoi se palët janë ftuar nga kjo zyrë, mirëpo nuk ka pasur asnjë konfirmim nga shërbimi postar.

Në rrethana të tilla, seanca  e sotme u shty për 2 nëntor të këtij viti.

Sipas padisë së ushtruar nga G.B ka kërkuar të anulohet vendimi i të paditurës si dhe të shfuqizohet gjoba e shqiptuar me datë 01 shtator 2020 në shumë prej 200 euro për shkak të mosrespektimit të lëvizjes nga ora 22;300-05:00. Kjo pasi që sipas paditësit vendimi i Policisë së Kosovës ka pasur shkelje të procedurës së përgjithshme administrative dhe shkeljes së ligjit material.

Ndërkaq sipas përgjigjes në padi nga Komisioni për Vendosje i Policisë së Kosovës, është kontestuar në tersi padia e paditësit si e pabazuar. Ky Komision kërkon nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ta hedhë poshtë sit ë pabazuar padinë ë paditësit,  bazuar në  atë se nga të dy shkallët në procedurën kundërvajtëse është vërtetuar me prova të pakontestueshme.

Sipas vendimit të Komisionit për Vendosje të datës 1 shtator 2020, i padituri është gjobitur me gjobë prej 200 euro për mosrespektim të Ligjit nr.07/006 për shkak të mos respektimit të lëvizjes nga ora 22;30 deri në 05:00. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë