SHTYHET SEANCA NDAJ TETË TË AKUZUARËVE PËR KORRUPSION

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën, ishte paraprë të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Astrit Shalës, Admir Bytyqit, Besim Retkocerit, Nehat Deduhit, Kushtrim Vishesellës, Avni Hajrullahut, Driton Rrahmanit dhe Adnan Ahmetit, të akuzuar për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës si dhe moslajmërim i veprave penale, mirëpo e njëjta nuk është mbajtur për arsyeje se lënda ka kaluar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Departamentin e Përgjithshëm.

Ish-Prokuroria Komunale në Prishtinë më 31 gusht 2012 ka ngritur aktakuzë ndaj Astrit Shalës me pretendimin se i njëjti përgjatë periudhës mars-qershor 2012, në cilësinë e personit zyrtar – shofer në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, në emër të saj ka furnizuar me derivate vetyrën zyrtare si dhe veturat e tjera jo zyrtare në organizatën e kontraktuar të bznesit “Standard Benz”, duke shkaktuar një dëm material në vlerë prej 15.000 eurosh.

Dispozitivi i dytë i aktakuzës ngarkon Adnan Ahmetin për moslajmërim të veprës penale, për shkak se i njëjti pretendohet se e ka ditur që Astrit Shala ka ndërrmarrë veprime të kundërligjshme dhe në të njëjtën kohë nuk ka njoftuar organet kompetente.

Tutje, dispozitivi i tretë dhe i fundit ngarkon Admir Bytyqin, Besim Retkocerin, Nehat Deduhin, Kushtrim Vishosellën, Avni Hajrullahun dhe Driton Rrahmanin për veprimtari të pandërgjegjëshme ekonomike, meqenëse të njëjtit nuk i kanë kushtuar rëndësi ruajtjes së pasurisë së personit juridik “Standard Benz”, duke ditur që Shala ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme lënden djegëse dhe për këtë janë shpërblyer me nga 5 euro.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë