Shtyhet seanca ndaj zyrtarit të Komunës së Deçanit dhe biznesmenëve të akuzuar për korrupsion

Raporton:Belkize LOSHAJ

Pejë – Mungesa e të akuzuarit Ngadhnjim Sinanaj ka detyruar gjykatën të shtyjë seancën ndaj tij dhe Enver Haklajt, Muzli Hulajt, Haki Hadergjonajt dhe Agim Bajraktarit të akuzuar për veprën penale ”shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ngadhnjim Sinanaj, avokati Faruk Binakaj, tha se i mbrojturi i tij për shkaqe objektive nuk ka mundur të jetë prezentë në seancë ngase i njëjti punon në botën e jashtme dhe punëdhënësi nuk e ka lejuar të vijë. Ai ka kërkuar që rasti ndaj klienti të tij të veçohet ose që seanca e radhës të shtyhet deri në 10-të ditshin e parë të muajit janar të vitit 2017, kur ai ka premtuar se do të paraqitet.

Prokurorja Sahide Gashi, i propozoj gjykatës që në mungesë të akuzuarit Ngadhnjim Sinanaj shqyrtimi gjyqësor të shtyhet për datën kur edhe kërkoj mbrojtësi i të akuzuarit.

Kryetari i trupit gjykues Sali Berisha aprovoj propozimet dhe seancat e radhës i caktoj për datat 4, 5 dhe 6 janar 2017.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Enver Haklaj, gjatë periudhës 30.09.2011 e deri më 24.07.2012, në Bjeshkët e Deçanit, terenin Kozhnjer e Roshkodol, si person përgjegjës në DPH-K Deçan, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për tjetrin, për të pandehurit Ngdhnjim Sinanaj, Haki Hadërgjonaj dhe Muzli Hulaj, ka shpërdorur detyrën zyrtare. Kjo ka ndodhur pasi i njejti sipas aktakuzës ka shkelur Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Pyjet e Kosovës (Ligji Nr.03/L-153) dhe Udhëzimin Administrativ për mbrojtjen e pyjeve, përgjegjësitë dhe obligimet e rojes së pyllit (U.A nr. 05/2010). I akuzuari Haklaj, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, në atë mënyrë që me rastin e inspektimit te terenit, për ruajtjen dhe mbikëqyrjen e punëve e të cilit është i obliguar i pandehuri, nga ana e komisionit kompetent, është konstatuar se operatorët NPSH “Vëllezërit Sinanaj”, NN “Kreshniku M” dhe NPT “G-Shped”, kanë prerë jashtë kontratës sasinë e trupave të breut dhe horomoq, duke i’u mundësuar kështu përftim këtyre subjekteve në shuma të mëdha parash.  Me këtë rast, sipas aktakuzës, tre drejtorët e këtyre  operatorëve, Sinanaj, Hadërgjonaj dhe Hulaj kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi’. Të njejtën vepër dyshohet ta ketë kryer edhe i pandehuri Agim Bajraktari, si person përgjegjës i operatorit ekonomik ‘MALI-SHPK’, me seli në Deçan. Siasp aktakuzës, me qëllim të realizimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete, i njëjti ka prerë sasinë prej 149,03 m3 të trupave, në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për mënyrën dhe procedurat e shitjes së trungjeve pyjore dhe asortimeve drusore nga pyjet publike (U.A nr.06/2010). Në këtë rast Bajraktari ka përfituar shumën prej 3,725,75 Euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë