SHTYHET SEANCA NDAJ OFICIERIT KORREKTUES, I AKUZUAR PËR FUTJE TË TEEFONIT NË BURG

Raporton: Valdet HAJDINI

Pejë – Në Gjykatën Themelore në Pejë, të premten, është shtyrë seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Sudan Topallit, i akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në fjalën hyrëse, avokati mbrojtës Meshar Selimaj i propozoi trupit gjykues që në seancën e ardhshme të ftohen në cilësi të dëshmitarëve personat e paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, aty ku dyshohet se i akuzuari ka kryer veprën penale. Tutje shtoi se të njejtit do të dëshmonin nëse i akuzuari Sudan Topalli u kishte futur telefonat mobil në dhomën e tyre, për të kryer thirrje telefonike që ishin përgjuar gjatë kryerjes së hetimeve.

Prokurori i shtetit Agim Kurmehaj, nuk i kundërshtoi propozimet për dëshmitarë të avokatit mbrojtës, duke shtuar se thirrja e këtyre dëshmitarëve nuk do ta ndryshoi gjendjen faktike.

Para se shqyrtimi gjyqësor të vazhdoi me procedurën e provave dhe dhënien e mbrojtjes nga i akuzuari Sudan Topalli, avokati mbrojtës Meshar Selimaj tha se “meqenëse është avokat zëvendësues, si dhe duke pasur parasysh se nuk është shumë i njoftuar me materien dhe nuk është i përgatitur t’a marr në pyetje të pandehurin gjatë dhënies së mbrojtjes, i propozoi trupit gjykues që këtë seancë t’a shtyjë për një datë tjetër, ku prezent do të ishte avokatit të rastit Ndrec Dodaj”.

Propozimin e mbrojtjes nuk e kundërshtoi prokurori i shteti, i cili tha se për hirë të drejtësisë pajtohem me propozimin e mbrojtjes që kjo seancë të shtyhet, ndërsa në seancën e ardhshme të prezentoi avokati Ndrec Dodaj.

Pas kësaj trupi gjykues mori aktvendim për ndërprerje të shqyrtimit gjyqësor, ndërsa seanca e ardhshme u caktuar për 22 prill 2016.

Në bazë të pretendimit të prokurorisë, i akuzuari Sudan Topalli më 28 nëntor 2014, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, në krahun D2, duke shfrytëzuar pozitën e tij-Oficer Korrektues, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veti, në dhomën e të paraburgosurve V. S., A. I. dhe S. H., ka futur një telefon mobil, i cili deri më 2 qershor 2014 është përdorur nga bashkëshortja e të akuzuarit.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë