SHTYHET SEANCA NDAJ  NEHAT  SALIHUT ISH-DREJTOR I SHKOLLËS  “ARBËRIA”, NEGOCIOHET PRANIMI I FAJËSISË ME PROKURORIN

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në këtë fazë të procedurës mbrojtësi i të akuzuarit Nehat Salihu, avokati Begzad Hajrullahu, në konsultim me të akuzuarin kanë propozuar që të shtyhet seanca për shkak të negocimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë me Prokurorinë Themelore në Gjilan. Ky propozim nuk është kundërshtuar nga prokurori i rastit, Arben Kadriu.

Kryetari i trupit gjykues Aziz Shaqiri, pas vlerësimit të propozimit të mbrojtësit dhe pretendimeve jo kundërshtuese të prokurorit mori aktvendim që seanca të shtyhet më 25 prill 2016, ora 13.

Nehat Salihu, akuzohet se në cilësi të personit zyrtar, si Drejtor i Shkollës së Mesme “Arbëria” në Gjilan, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të fitojë çfardo dobie për veti apo personi tjetër, me dashje nuk i ka kryer detyrat e përcaktuar me ligji, duke vepruar në kundërshtim me Udhëzimin Adminstrativ  të MASHT me nr.04/03, të datës 28 janar 2003. Salihu akuzohet se përkundër faktit se ka qenë në dijeni se mësimdhënsi i lëndës së Edukatës Fizike, Isa Muslija, ka munguar në punë nga data 28 tetor 2014 deri më 2 mars 2015, ndërsa ka qenë në listën e pagave dhe ka realizuar të ardhurat, i njëjti nuk e ka paraqitur rastin pranë Komunën e Gjilanit, por në mënyrë të kundërligjshme ia kishte ndarë orët mësimëdhënësit tjetër të kësaj shkolle, pa dijeni dhe konsultë me Komunën, drejtorinë përkatëse. Në këtë mënyrë i shkaktuar dëm material buxhetit komunal, ndërsa Isa Muslijit i ka mundësuar përfitime në vlerë prej 1.034.64 euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë