SHTYHET SEANCA NDAJ KRYESINDIKALISTIT TË SHËRBYESËVE CIVIL, AKUZOHET PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten ishte paraparë të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Kryetarit të Sindikatës së Shërbyesve Civil, Mursel Zymberi, i akuzuar për veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, por e njejta është shtyrë për shkak të mos-prezencës së vet të akuzuarit. Gjykatësja e vetme e trupit gjykues, Syzana Çerkini bëri të ditur se mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Nuhi Paqarizi ka lajmëruar Gjykatën se i mbrojturi i tij gjindet jashtë vendit për shkaqe familjare.
Prokurorja e rastit Fikrije Fejzullahu pretendon se i akuzuari Mursel Zymberi gjatë periudhës kohore prej 1 dhjetorit 2009 deri më 29 dhjetor 2009, duke shfrytëzuar pozitën e tij si Kryetar i Sindikatës së Shërbyesëve Civil të Republikës së Kosovës, nuk i ka arsyetuar shpenzimet në vlerë prej 3.150.00 eurosh, për mjete financiare të ndryshme përfshirë shpenzimet e derivative, pagat e punëtorëve, rregullimin e veturave private, shpenzimet e udhëtimeve, shpenzime këto të Sindikatës së Shërbyesëve Civil të Kosovës në Prishtinë. Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 29 mars 2016, në ora 09:00.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë