SHTYHET SEANCA NDAJ ISH-KRYESHEFIT EKZEKUTIV TË PTK-SË, PRITET AKTVENDIMI I GJYKATËS SË APELIT

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Shqyrtimi i dytë i paraparë të mbahet të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Shyqyri Haxhës, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nuk është mbajtur.

Shqyrtimi i dytë konsiston në paraqitjen e kundërshtimit të provave, i cili shqyrtim caktohet jo më herët se 30 ditë pas shqyrtimit fillestar. Në këtë rast mbrojtja ka kundërshtuar provat para gjykatës, një javë pas shqyrtimit fillestar. Të njëjtat gjykata i’a ka përcjellë prokurores Fikrije Fejzullahu, e cila ka refuzuar kundërshtimin e provave të cekura në aktakuzë.

Pas refuzimit të kundërshtimit të provave, avokati Ramë Gashi ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, kundër vendimit të prokurores së rastit.

Në nëntor të vitit 2014, Fikrije Fejzullahu prokurore e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë, ndaj të akuzuarit Shyqyri Haxha me pretendimin se i njëjti gjatë periudhës kohore 2009-2011 duke qenë në cilësinë e kryeshefit të ekzekutivit të PTK-së ka imlementuar Rezolutën e Bordit të Drejtorëve të PTK-së, përkitazi ka mbuluar shpenzimet e qirasë për stafin e PTK-së që jetojnë jashtë Kosovës, ku në këtë mënyrë ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme pagesën e qirasë si dhe të ngarkesave tjera të cilat kanë një vlerë prej 2000 eurosh për çdo muaj, e cila në total arrin gjithsejt shumën prej 53.000 eurove.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë