SHTYHET SEANCA NDAJ DREJTUESËVE TË AGJENSIONIT KOSOVAR TË AKREDITIMIT, SHKAKTAR PNESIONIMI I PROKURORIT SPECIAL

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Shqyrtimi gjyqësor i paraparë të mbahet të premtën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj Basri Mujës, Ferdije Zhushi – Etemit, Armend Mujës dhe Naim Brahës, është shtyrë për 18 maj. Shkak i mos mbajtjes së seancës ishte mos prezenca e prokurorit special Suad Kuraja, pasi që i njëjti ka dal në pension.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon Basri Mujën, Ferdije Zhushi – Etemin dhe Armend Mujën për shpërdorim të pozitës zyrtare, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar dëm në shumën prej 2,500.000 euro, kolegjit “Biomedica” për akreditimin e katër programeve. Tutje i akuzuari Basri Muja për mos tërheqje të akreditimit për kolegjin në fjalë, ka kërkuar 50.000.00 euro për vitin e parë, 150.000.00 për vitin e dytë, ndërsa për vitin e tretë 50:50 nga fitimi.

Të pandehurit Basri Muja dhe Ferdije Zhushi i kanë shkaktuar dëm edhe Kolegjit “ISPE”, në atë mënyrë që kanë kërkuar përfitim me të holla për akreditimin e programeve. Në fillim kanë kërkuar përfitim prej 10.000.00 euro për një program, ndërkaq gjatë vitit 2011 kanë kërkuar shumën prej 20.000.00 eurove, ku me këtë rast ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Më pas të njëjtit në bashkëkryerje ngarkohen edhe për marrje ryshfeti, meqenëse për akreditimin e programeve të Kolegjit “Universum” kanë përfitu shumën prej 35.000.00 euro.

Aktakuza e ngarkon edhe të pandehurin Naim Braha aksionar në Kolegjin “Vizioni për arsim” në Ferizaj, për dhënie ryshfeti, pasi që për akreditimin e dy programeve i  ka dhënë 10.000.00 euro të pandehurit Basri Mujës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë