SHTYHET SEANCA, I AKUZUARI KËRKON PËRJASHTIMIN E PROKURORIT PËR SHKAK TË DYSHIMEVE NË OBJEKTIVITETIN E TIJ

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Seanca e cila ishte caktuar të mbahet të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjilan, është shtyrë për arsye se i akuzuari Gazmend Jakupi ka kërkuar që në këtë çështje penale të përjashtohet nga përfaqësimi i lëndës prokurori Shefik Memeti, pasi që i njëjti dyshon në objektivitetin e prokurorit.

Prokurori Shefki Memeti tha se ka dëgjuar propozimin e të akuzuarit Jakupi, i cili ka kërkuar përjashtimin e tij me arsyetimin se ai km qenë tendecioz në një lëndë tjetër penale, dhe tha se deklarimet e të akuzuarit nuk qëndrojnë sepse ai me të akuzuarin tha se nuk ka asnjë mosmarrëveshje, përpos faktit, siç tha ai, se ndaj tij kishte caktuar ndalimin prej 48 orëve për një vepër penale tjetër. “Për këtë rast, Gjykata ka aprovuar kërkesen time dhe ndaj tij ka caktuar një masë adekuate, prandaj konsideroj se nuk ka arsye që të përjashtohem,mirëpo po sqarohem për shkak të objektiviteti që të hiqen të gjitha dilemat”, tha prokurori Memeti. Ai kërkoi që seanca të shtyhet, pasi i dëmtuari kryesor në cilësinë e dëshmitarit  Besim Rexhep mungonte dhe sipas prokurorit ai duhet të jetë prezent për ta ballafaquar me deklaratat e dëshmitarëve tjerë.

Gjykatësi Ramiz Aziz ka marr aktvendim që seanca të ndërpritet dhe të caktohet  më 24 prill 2016, ora 9:00.

Ndryshe, Gazmend Jakupi akuzohet se më 25 janar 2014, për shkak të mos marrëveshjes rreth një borxhi, të dëmtuarin Besim Rexhepi e kishte goditur me grushta në dhëmb dhe në pjesë të tjera të trupit, duke i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë