SHTYHET SEANCA GJYQËSORE PËR RASTIN E ISH REKTORIT TË UNIVERSITETIT PUBLIK TË PRIZRENIT

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, ishte paraparë të mbahej shqyrtimi i rradhës ndaj të akuzuarve Mazllum Baraliu, Adem Sallauka dhe Halim Haziraj të akuzuar për keqpërdorime gjatë detyrës zyrtare në Universitetin e Prizrenit. Por, kjo seancë nuk u mbajt për shkak se sipas njoftimit të kryetarit të trupit gjykues, Seknder Çoçaj, pala e dëmtuar ka kërkuar që të shtyhet seanca sepse i njejti ka pësuar aksident dhe gjendet në Gjermani. Seanca e rradhës pritet që të mbahet më 6 qershor 2016, duke filluar në orën 10:00.

Më 22 Tetor 2015, Prokuroria Themelore në Prizren, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve  Mazllum Baraliu, Adem Sallauka dhe Halim Haziraj, të cilët i akuzon se në bashkëkryerje, kanë kryer  veprën penale “keqpërdorim” i detyrës zyrtare”. Sipas aktakuzës, duke punuar në Universitetitn e Prizrenit, të akuzuarit me dashje dhe dijeni për të shkaktuar dëm, i kanë shkelur të drejtat e të dëmtuarit, Enver Sopjani. Ky i fundit megjithëse kishte kontratë valide të lëshuar nga UPZ-ja, prej datës 10.06.201 deri me datën 09.06.2014, në pozitën e Prorektorit të UPZ-së, atij i’a ndërprejnë marrëdhënien e punës me vendimin e datës 10.10.2011, të lëshuar nga rektori i asaj kohe, Mazllum Baraliu, të nënshkruar nga Adem Sallauka dhe Halim Haziraj.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë