Shtyhet seanca gjyqësore ndaj 13 të akuzuarve për korrupsion në UP

Raporton: Adem KRASNIQI

Prishtinë, 9 shkurt 2016 – Mungesa e të akuzuarës Amonda Orllati ka detyruar trupin gjykues të kryesuar nga Shadije Gërguri që seancën e së martës ndaj grupit të akuzuar për korrupsion brenda UP-së që përfshin 13 të akuzuar ta shtyjë për 18 mars në orën 9:00.

Të akuzuar në këtë rast janë Esat Belaj, Rajan Zeneli, Kemajl Gashi, Arian Janova, Leonard Bytyqi, Kushtrim Morina, Mevlyn Beqiri, Gazmend Maliqaj, Arton Hoti, Albion Haxhijaha, Muhamed Maliqi, Shaqir Reqica dhe Amonda Orllati.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Abdurrahim Islami të akuzuarit prej vitit 2009 deri në vitin 2012, kishin vepruar në bashkëveprim, duke ju kryer studentëve te Universitetit të Prishtinës favore të ndryshme në kryerjen e provimeve, regjistrimin si student pa kaluar provimin pranues dhe duke ndikuar në personat zyrtar në UP për favore të ndryshme ndaj studentve, me ç’rast kanë kryer veprat penale të marrjes së ryshfetit,ushtrim i ndikimit dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kjo aktakuzë konsiderohet si një prej rasteve më të mëdha që ka bërë bujë për shkak të dallavereve të shumta, të cilat prokuroria pretendon se i ka zbuluar gjatë fazës së hetimeve, pas të cilave ka grumbulluar provat dhe dëshmitë për të ngritur aktakuzë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë