SHTYHET SEANCA E KORRUPSIONIT NDAJ ROJES SË PARKUT NACIONAL “SHARRI”

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren- Mungesa e dëshmitarëve dhe përfaqësuses së palës së dëmtuar në rastin kundër të akuzuarit Fahredin Hasangiq, ka bërë që seanca e paraparë të mbëhej të enjten, të shtyhet për muajin tjetër. Kryetarja e Trupit Gjykues, Raima Elezi, ka konstatuar se nuk ka fakte nëse personat në fjalë janë ftuar në mënyrë të rregullt.
Prandaj në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e këtij shqyrtimi gjyqësor, i njëjti është ndëprerë dhe është caktuar për datën 13 maj 2016,  në ora 13:30.

Prokuroria Themelore në Prizren, me datë 18.06.2014 ka ngritur aktakuzë ndaj Fahredin Hasanagiq, me arsyetimin se duke qenë në pozitën e rojtarit në parkun nacional “Sharri”, me qëllim të përfitimit material për vete dhe të tjerët, ka lejuar të priten drunjtë, në një masë prej 170 metra kub, duke shkaktuar dëm në vlerë monetare rreth 53 mijë euro.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë