Shtyhet në kohë të pacaktuar seanca për vjedhje të shërbimeve në Suharekë

Suharekë
Author

Raporto: Flutura Rraqi

Janar 26, 2021

Suharekë- Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në çështjen ndaj të akuzuarit Maliq Kroni, i akuzuari se ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve ”.

Deri te shtyrja ka ardhur pasiqë i akuzuari Kroni, pavarësisht se ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt, mungesën nuk e ka arsyetuar.

I pranishëm në seancë ka qenë vetëm prokurori i çështjes Musli Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari i çështjes Qemail Suka, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, seancën e sotme e ka shtyrë për kohë të pacaktuar, ndërsa ndaj të akuzuarit Kroni ka lëshuar urdhërarrest.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të datës 29 qershor 2020, i akuzuari Maliq Kroni akuzohet se më 27 janar 2020, në fshatin Bllacë, Komuna e Suharekës, në shtëpinë e tij familjare, gjatë një kontrolli të bërë nga ekipi i kompanisë “KEDS”, i akuzuari Kroni, me qëllim që të përfitoj në mënyrë të kundërligjshme nga shërbimet komunale, shfrytëzon energjinë elektrike jashtë njëhësorit duke u kyqur në mënyrë ilegale ashtu që energjia e shpenzuar nuk është regjistruar.

Të dëmtuarit “KEDS” me këto veprime, i akuzari Kroni, i ka shkaktuar dëm material.
Andaj, dyshohet se ka kryer veprën penale “vejdhje e shërbimeve” nga neni 314 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi