Prishtinë – Vazhdimi i gjykimit kundër të pandehurit Veton Gashi ishte e paraparë të mbahej të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, megjithatë është shtyrë si shkak i mos prezencës së avokatit Nuhi Uka.
Ish-Prokuroria Komunale në Prishtinë më 30 korik 2012 kishte ngritur propozim akuzë ndaj Hydajet Krasniqit dhe Veton Gashit. Të njëjtit në cilësinë e pjestarëve të policisë së Kosovës – Njësia e Trafikut Rajonal, më 18 qershor 2012 në magjistralën Prishtine – Pejë, kanë kërkuar ryshfet prej 300.00 euro, përderisa kanë marrë ryshfet para në shumë prej 100 euro nga i dëmtuari Flamur Haziraj, me ç’rast këtij të fundit nuk i kanë shqiptuar tiketën ndëshkuese për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar në komunikacion.
Kryetarja e trupit gjykues, Syzana Çerkini njoftoi që në seancën paraprake është marrë vendimi për veçimin e procedurës penale ndaj Hydajet Gashi, pasi që ky i fundit gjendet jashtë shtetit sipas zyrtarëve të policisë.
Tutje, i akuzuari Gashi deklaroi se pasi që ish – mbrojtësi Bahri Ejupi ka revokuar autorizimin e përfaqësimit të tij, për seancat në vazhdim ai ka angazhuar mbrojtësin Nuhi Uka, i cili nuk ishte prezent gjatë seancës për shkak se ishte i zënë me një gjykim në Pejë.
Seanca e radhës u caktua më 13 prill në ora 13:15.