SHTYHET GJYKIMI PËR KORRUPSION NDAJ ISH-KREUT TË BSPK-SË, BAHRI SHABANI

Raporton: Arbelina DEDUSHAJ

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të hënën, është shtyrë seanca ndaj tre të akuzuarve Bahri Shabani, Rrahman Emini dhe Sami Rrahmani, të akuzuar për veprën penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Gjyqtari  para se të vazhdoj me rrjedhën e shqyrtimit gjyqësor, ka kërkuar nga palët që seanca të shtyhet për disa arsye personale të vet gjyqtarit, i cili kishte rast të vdekjes në familje, ku me këtë propozim u pajtuan prokurori dhe avokatët e të akuzuarve .

Sipas aktakuzës Bahri Shabani, ish-kryetar i BSPK-së, Rrahman Emini, përgjegjës për financa dhe Sami Rrahmani, shofer në BSPK akuzohen se kanë përvetësuar mjete monetare gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Me 21 maj 2014, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Shabanit, Eminit dh Rrahmanit, të cilët, sipas pretendimeve të prokurorisë, në bazë të marrëveshjes paraprake me qëllim të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, si persona zyrtarë të BSPK-së kishin marrë mjete monetare nga arka si huazim për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale, në shumën e parave prej 11 mijë e 500 eurove, ku dyshohet se kjo marrëveshje me këtë ministri nuk ka ekzistuar. Seanca e ardhshme është caktuar për 10 mars 2016.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë