Shtyhet gjykimi për korrupsion – 10 euro ryshfet

Raporton: Lutfi MORINA

Gjakovë – Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, të hënën, është shtyrë seanca për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndaj të akuzuarit Tom Gjidoda, i cili akuzohet për dhënie të ryshfetit.

Në seancë gjyqësore kanë marrë pjesë të gjitha palët, përveç të akuzuarit, për të cilin, mbrojtësi i tij ka njoftuar se ka shkuar në Gjermani për shërim, sepse ka pësuar një sulm në zemër dhe ka kërkuar nga gjykata që të mos lëshojë urdhër për arrest, por ta shtyjë seancën për një datë tjetër në të cilën do të paraqitej i akuzuari.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 13 nëntor 2015, kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Tom Gjidoda me arsyetim se i njëjti 8 tetor 2015 kishte shkuar në arkivin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe kishte kërkuar nga zyrtarja për arkiv që të vendos vulën e plotfuqishmërisë në një vendim gjyqësor, për një çështje të trashëgimisë, duke ia lënë në tavolinë 10 euro për shërbimin, për çka akuzohet se ka kryer veprën penale të dhënies së ryshfetit. Seanca e radhës është caktuar për 18 mars 2016.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë