SHTYHET GJYKIMI PËR DALLAVERET ME UDHËTIMET E MATURANTËVE NË SHQIPËRI

Raporton: Diana BERISHA

Prizren – Seanca e paraparë të mbahet në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare Shaip Buduri, Bujar Nerjovaj dhe Beqir Letaj, është shtyrë për shkak se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e saj.

Mos prezenca e prokurores se rastit Ervehe Gashi, bëri që seanca e ditës së martë të caktohet me datë 25 prill, për shkak se e njëjta gjindet jashtë vendit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur me 31 gusht 2015, Shaip Buduri, Bujar Nerjovaj dhe Beqir Letaj me qëllim të shkaktimit të dëmit kanë eliminuar në mënyrë të pa drejtë operatorët e agjensionit Sharr Travel dhe Halimaj Raisen nga tenderi për ekskurzionin e maturantëve në Shqipëri gjatë vitit 2013, ku me këto veprime e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë