SHTYHET GJYKIMI NDAJ ZYRTARËVE TË AKP-SË

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Naser Osmanit, Bahri Shabanit, Shkelzen Llukës, Naim Avdiut, Melita Ymeragës, Agron Kamberit, Adrian Kelmendit dhe Agim Deshishkut, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim. Seanca e paraparë për të enjten është shtyrë për shkak të mos prezencës së Prokurorit Admir Shala, pasi që i njëjti është pjesëmarrës në një delegacion nga Brukseli lidhur me verifikimin e përmbushjes së liberalizimit të vizave.

Sipas aktakuzës së ngritur nga ana e Prokurorisë Speciale, të akuzuarit Naser Osmani, në cilësinë e nënkryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit, Bahri Shabani në cilësinë e Drejtorit të Bordit të AKP-së, Shkelzen Lluka në cilësinë e personit menaxhues të AKP-së, Naim Avdiu në cilësinë e zv/drejtorit menaxhues të AKP-së dhe Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi, Agron Kamberaj në cilësinë e kryesuesëve të Njësisë së Monitorimit në AKP në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë në cilësinë e antarëve ndërkombëtar të AKP-së: Lisa Brodey, Mohammed Omran dhe Hubert Warsmann, i kanë kaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë për vete ose për pesonin tjetër, gjegjësisht në këtë rast blerësin e Ndërmarrjes së Re “FAN – Podujevë” të akuzuarin Agim Deshishkun, në vlerë prej 5,400,000,00 euro si dhe kanë shkelur të drejtat e  punëtorëve të kësaj ndërmarrje, me çka njëkohësisht i kanë shkaktuar dëm Ndërrmarrjës Shoqërore “FAN” e përfaqësuar nga AKP-ja si dhe buxhetit të shtetit, lidhur me çështjen e Ndërmarrjës së Re “FAN-Podujevë” e cila është privatizuar në valën e 7-të të shitjes nga AKM-ja, e blerë me çmim prej 2,310,000 euro nga blerësi, që më pas i akuzuari Agim Deshishku sipas kontratës së nënshkruar me zotimet e fituara të bëjë investime në vlerë prej 2,800,000 euro dhe të punësoj 236 punëtorë gjatë periudhës dy vjeqare.

Ndërkaq pika tjetër e dispozitivit të aktakuzës e ngarkon të pandehurin Agim Deshishkun për mashtrim dhe lajthim të zyrtarëve të AKP-së me anë të paraqitjes së rremë si dhe duke i fshehur faktet në atë mënyrë që i ka shtyrë po të njëjtit të veprojnë në dëm të pasurisë së AKM-së, në dëm të punëtorëve të Ndërmarrjës së re “FAN Podujevë” si dhe në dëm të buxhetit dhe ekonomisë së vendit. Seanca e radhës pritet të mbahet më 4 prill 2016, në ora 09:30

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë