Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për marrje dhe dhënie ryshfeti

Raporton: Diana BERISHA

Prishtinë – Gjykimi ndaj të akuzuarve për marrje dhe dhënie ryshfeti nuk është mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shkak i shtyrjes së kësaj seance ishte mos prezenca e të akuzuarit Mexhid Krasniqi për të cilin edhe është lëshuar urdhër arrest nga seanca e kaluar.

Gjykata caktoi seancën e radhës më 24 nëntor në ora 13:30

Sipas aktakuzës, i pandehuri Avni Bajrami në cilësinë e personit zyrtar Inspektor Komunal në Komunën e Lipjanit, ka marrë ryshfet 350 euro nga të pandehurit Mexhid Krasniqi dhe Salih Dakaj, bashkëpronarë të ndërmarrjes NPN ”Çlirimi”, duke mos ndërmarrë asnjë veprim zyrtar për t’i penguar kamionët e kësaj ndërmarrje, për ta hedhur dheun në lokacionin-pronë private në afërsi të Kompanisë “Kosova Asfalti” në Lipjan.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë