SHTYHET GJYKIMI NDAJ LULZIM RIFAJ, I AKUZUAR PËR MOS DEKLARIM TË PASURISË
Raporton: Diana BERISHA
Prishtinë – Të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryetarja e trupit gjykues Albina Rama ka shtyrë mbajtjën e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit Lulzim Rifaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje për shkak të mungesës së tij.
Prokurori i rastit Ibrahim Berisha pretendon se i akuzuari Lulzim Rifaj në cilësinë e Konsullit në Ministri të Punëve të Jashtme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, edhe pse ka qenë i njoftuar nga zyrtari kontaktues, që i njëjti brenda afatit prej 30 ditëve si afat ligjor ta bëjë deklarimin e pasurisë për periudhën kohore nga 1 deri më 31 mars 2015 për vitin paraprak nga janari e deri më 31 dhjetor të vitit 2014, mirëpo i pandehuri një obligim të tillë nuk e ka përmbushur.
Kryetarja e trupit gjykues, Albina Rama, tha se për mbajtjen e seancës së ardhshme palët do të njoftohen me ftesa të rregullta.