Shtatë të arrestuar në Prizren për mosrespektim të masave ndaj Covid-19

Prizren
Author

Raporton: Liridon Pnishi

Maj 22, 2020

Prizren – Të enjten janë arrestuar shtatë persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se nuk kanë respektuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë globale Covid-19.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), dy arrestime janë bërë në rrugën “Reshat Karjagdiu”, dy në rrugën “Bekim Berisha”, një në rrugën “Afrim Bytyqi” dhe dy në hyrje të autostradës në veri.

Me vendim të prokurorit, të gjitha këto raste kanë shkuar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi