Shpend Avdyli: Në rastin tonë, gjykatësi Haxhibeqiri ose ka pas përfitim personal ose është vënë në lajthitje

EMISIONI FULL.00_10_25_21.Still002
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Dhjetor 14, 2019

Prishtinë – Në emisionin “Betimi për Drejtësi” është transmetuar hulumtimi “Njohja e aktgjykimeve diskriminuese nga Gjykata Supreme”.

Gjatë këtij emisioni, Shpend Avdyli ka thënë se në rastin e tyre, Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Erdogan Haxhibeqiri, ose ka pasur ndonjë përfitim personal ose është vënë në lajthitje.

Ndiqeni deklarimin e Avdylit dhënë në emisionin “Betimi për Drejtësi”.

“Po me vet faktin që është shkel e drejta edhe ligji faktikisht, me vet faktin që gjykata komunale edhe e qarkut në mënyrë meritore na e njohin të drejtën e shfrytëzimit të pronës, gjyqtari Erdogan Haxhibeqiri shihet qartë që ose ka pas ndonjë përfitim personal ose është vënë në lajthitje dhe nuk e ka shqyrtuar aq sa duhet landën në tërësi, por ka marr vendim jo meritor. Po tash për momentin kemi bo një kërkesë për kallëzim penal ndaj gjyqtarit Erdogan Haxhibeqiri e cila është drejtuar në prokurorinë speciale të Kosovës, edhe prokuroria besoj është duke u marr me rastin edhe me hetimet, edhe presim një vendim sa ma të shpejtë me të cilin do të dëshmohet edhe nga prokuroria se vendimi ka qenë I pabazë, dhe se nuk janë marr për bazë provat adekuate por janë marr për bazë vendimet diskriminuese. Jo jo, vec e bojmë një kërkesë publike prej organeve të hetuesisë që t’a shqyrtojnë rastin në mënyrë sa ma kronologjike dhe t’I shpalosim të gjitha provat dhe faktet me të cilat argumentohet se vendimi neve aso kohe na u ka dhanë në mënyrë të ligjshme, ndërsa nga masat e dhunshme është marrë në mënyrë diskriminuese, e aq më tepër dy herë diskriminuese është kur dihet që pala tjetër ka pas një banes shoqërore, ndërsa organet e dhunshme ia japin edhe banesën tjetër në mënyrë të kundërligjshme”, ka deklaruar ai.