SHPALLET I PAFAJSHËM ZYRTARI DOGANOR LUAN SADIKU

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Luan Sadiku zyrtar doganor i akuzuar për marrje të ryshfetit është shpallur i pafajshëm të premtën, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Në arsyetimin e aktgjykimit, gjyqtari Naser Maliqi tha se nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit, ndërsa i ka njoftuar palët se në afatin ligjor prej 15 ditësh kanë të drejtë të paraqesin ankesë me shkrim kundër këtij aktgjykimi.

Ky proces gjyqësor është zhvilluar në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku Luan Sadiku është akuzuar për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar. Sipas pretendimit të prokurorisë, i akuzuari Sadiku më 13 maj 2013, në pikën kufitare Dheu i Bardhë në cilësinë e personit zyrtar doganor ka kërkuar dhuratë në mënyrë që të mos kryen një veprim zyrtar, të cilin duhet ta kryente. Prokuroria pretendonte se pas kontrollës së veturës së të dëmtuarit Gazmend Ismaijli, i cili kishte në bagazhin e veturës 200 metra gypa në vlerë prej 100 eurove, për të cilën vlerë nuk paguhet taksa doganore, mirëpo i akuzuari për të fituar dobi pasurore në mënyrë të kundëligjshme, e kishte ftuar të dëmtuarin që të hynte brenda në kontenjer e pastaj i kishte kërkuar atij dhuratë, duke  i thënë se do ta lironte poqëse ua qet një kafe apo diçka tjetër. I dëmtuari i kishte nxjerr 20 euro dhe i kishte vendosir në një sirtarë sipas kërkesës së të akuzuarit dhe të nesërmen e kishte lajmëruar rastin në polici.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë