SHPALLET I PAFAJSHËM PRONARI I KOLEGJIT “FAMA”, SALAL AHMETXHEKAJ

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Selal Ahmetxhekaj dhe Rraif Haliti, të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, janë shpallur të pafajshëm për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani, ka shpallur aktgjykimin me të cilin janë liruar nga akuza, të akuzuarit, me arsyetim se nuk është arritur të provohet akuza.

Salal Ahmetxhekaj, pronar i Kolegjit Universitar “Fama” dhe Raif Halili, i cili sipas prokurorisë, është përfaqësues i Kolegjin Universitar “Fama”, akuzohej se gjatë muajit prill-maj 2008, në bashkëveprim si persona zyrtar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin dhe me qëllim të shkaktimit të dëmit personit tjetër, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, në atë mënyrë që me rastin e shitblerjes së një paluajtshmërie në mes tyre dhe Lulzim Kabashit si pronar, shumën e të hollave prej 215.000,00 euro, nuk ia kanë paguar atij, por këto mjete i kanë derdhur në xhirollogarinë e të pandehurit Xhavit Shabani si ndërmjetësues në këtë shitblerje edhe pse i njëjti nuk kanë pasur autorizim nga shitësi Lulzim Kabashit, për bartje të mjeteve.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë