Pejë – Xhemë Berisha ishmMenaxher i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Pejës dhe biznismeni Kujtim Selmanaj u shpallën të pafajshëm nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sami Sharraxhiu. Berisha ishte i akuzuar për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare ose autorizimit”, ndërkaq Selmanaj, për veprat penale “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi” dhe “cënim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.
Të dy të akuzuarit u liruan nga akuza me arsyetimin se nuk është vërtetuar se të njejtët kanë kryer veprimet e kundërligjshme për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve në ekonomi. Ndërkaq, për veprën penale “cënim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” kishte arrritur parashkrimi absolut.
Ky shqyrtim gjyqësor po zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, me arsyetimin se i akuzuari Xhemë Berisha në cilësinë Menaxherit të Prokurimit në Komunën e Pejës, nuk e ka përmbushur detyrën e tij zyrtare. Sipas aktakuzës, Berisha duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, gjatë ekzekutimit të kontratës për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të administratës komunale, institucioneve shëndetësore, arsimore dhe kulturore, edhe pse firma NTSH “Netëork” nuk i ka përmbushur obligimet e marra në kontratë për pagesën e obligimeve tatimore, me ç’rast ATK i’a bllokon xhirollogarinë, i njejti e ndërron emrin në “Selmans Netëork” dhe hap xhirollogari të re. Me këtë rast, i pandehuri në vend se ta shkëpusë kontratën, i urdhëron thesarin që të vazhdoi pagesën, tani me emër të ri në shumën prej 106.609,53 euro. Ndërkaq, i pandehuri Kujtim Selmanaj prej datës 16 mars 2012 deri më 25 maj 2012, me qëllim të realizimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për subjektin e tij afarist NTSH “Netëork”, nuk i ka kryer obligimet tatimore të përcaktuara me ligj në shumën prej 99.289,33 euro. Tutje me datë 1 shkurt 2012, me vetëdije nuk e ka zbatuar Ligjin e Punës dhe ka shkelur kontratën e lidhur me KK Pejë, në atë mënyrë që nuk i ka paguar shumicën e pagave të punësuarve dhe pagesat në Trustin Pensional të Kosovës.