SHPALLET I PAFAJSHËM AVOKATI PUBLIK I PRIZRENIT, BESIM MORINA, PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren –  Besim Morina, avokat publik i Komunës së Prizrenit, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si avokat publik është shpallur i pafajshëm Sot, të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren. Morina akuzohej se në dy raste, nuk kishte mbrojtur pronat e Komunës së Prizrenit, duke mos bërë ankesë në Gjykatë e Apelit, ndaj aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Prizren

Kryetarja e trupit gjykues, Ajsere Skenderi, ka njoftuar se i akuzuari është shpallur i pafajshëm pasi që nuk është provuar akuza.

Prokuroria Themelore në Prizren, kishte ngritur aktakuzë ndaj Besim Morinës me arsye se i njëjti duke shfrytëzuar pozitën  e tij zyrtare, si avokat publik, në Komunën e Prizrenit, nuk i ka mbrojtur dy prona të komunës, në atë mënyrë që me rastin e pranimit të aktgjykimeve që kanë qenë të vendosura në dëm të komunës, nuk ka bërë ankesë në shkallën e dytë, që sipas organit të akuzës, e ka pasur për detyrë me përgjegjësitë që dalin nga vendi i tij i punës.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë