SHPALLET AKTGJYKIMI I TRETË PËR INSTRUKTORIN E AKUZUAR PËR DALLAVERET ME PATENTSHOFER, LIROHET NGA AKUZAT

Raporton: Lutfi MORINA

Prizren – Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur edhe njëherë të pafajshëm të akuzuarin, Agim Bytyqi, për veprën penale “marrje e ryshfetit”. Në seancën e mbajtur të martën, kryetari i trupit gjykues Skender Çoçaj, ka marrë aktgjykim lirues kundër të akuzuarit  me arsyetimin se nuk është provuar akuza e prokurorisë. Sipas tij, nga provat e administruara dhe dëshmitarët e dëgjuar gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk del se Agim Bytyqi ka përfituar të mira materiale në mënyrë të paligjshme, për vete dhe personat tjerë, duke u ndihmuar kandidatëve për të marrë patentëshoferin në mënyrë të parregullt.

Në vitin 2007, Prokuroria Komunale e asaj kohe, pas transmetimit të ngjarjes së dallavereve me patentshofer në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ të  televizionit TOP Channel, kishte ngritur aktakuzë ndaj Agim Bytyqit, për marrje të ryshfetit dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. I njëjti rast është gjykuar edhe dy herë më parë në Gjykatën Themelore në Prizren. Në herën e parë, trupi gjykues kishte marrë aktgjykim lirues, për të cilin vendim Gjykata e Apelit e kishte kthyer lëndën në rivendosje. Pas kësaj, shqyrtimi i dytë i mbajtur për këtë rast kishte përfunduar me aktgjykim dënues, ku përsëri Gjykata e Apelit merr vendim që lënda të kthehet edhe një herë në rivendosje.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë