SHPALLEN TË PAFAJSHËM, ZYRTARËT E KOMUNËS SË PEJËS

Raporton: Lutfi MORINA

Gjakovë – Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, të hënën, janë shpallur të pafajshëm zyrtarët e komunës së Pejës, Hanifa Lajiq, Haxhi Istrefaj dhe Lavdim Zhubaj, të cilët akuzoheshin për falsifikim të dokumentit zyrtar, legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe ryshfet.

Kryetari i trupi gjykues, Shaqir Zika, ka shpallur aktgjykimin, me të cilin, të pandehurit i ka liruar nga akuzat, me arsyetim se gjatë seancave të shqyrtimit gjyqësor, provave materiale dhe dëshmitarëve të dëgjuar, nuk janë provuar akuzat, ndërsa për të akuzuarit Pleurat Gashi, Muhamet Gashi, Luljeta Cena dhe Teuta Blakaj ka marrë aktgjykim refuzues sepse prokurori i çështjes Agron Matjani, në fjalën e tij përfundimtare kishte hequr dorë nga ndjekja e tyre.

Më 28.06.2012, ish Prokuroria Komunale në Gjakovë, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Hanifa Lajiq, Haxhi Istrefaj, Lavdim Zhubaj, Pleurat Gashi, Muhamet Gashi, Luljeta Cena dhe Teuta Blakaj, të cilët akuzoheshin se me qëllim të përfitimit material për vete, kishin bërë dallavere me certifikata të lindjes, duke krijuar identitet të ri për persona të ndryshëm.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë