SHPALLEN TË PAFAJSHËM ANËTARËT E KOMISIONIT PËRZGJEDHËS PËR MËSIMDHËNËS NË MALISHEVË

Raporton: Lutfi MORINA

Gjakovë- Halim Hoti, Hana Bytyqi dhe Nazim Zogaj,  të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të premten janë liruar nga akuza. Kryetari i trupit gjykues, Nikollë Komani, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të pandehurve, me arsyetim se nga provat e administruara dhe dëshmitarët e dëgjuar gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është provuar akuza e prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në vitn 2015 kishte ngritur aktakuzë ndaj Halim Hotit, Hana Bytyqit dhe Nazim Zogajt, me arsyetimin se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare. Prokuroria pretendonte se tre të pandehurit, duke qenë në komisionin intervistues me rastin e përzgjedhjes së mësimdhënësve për shkollën profesionale “Qendra e Kompetencës”, me qëllim të përfitimit të tjetrit dhe dëmtimit të tjetrit, nuk i kanë zgjedhur kandidatët me kualifikimet e duhura por ata pa kualifikime. Në këtë rast, sipas aktakuzës mësimdhënës me përvojë  kanë humbur vendin e tyre të punës.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë