Shkatërrohet një laborator i drogës në Leposaviq, konfiskohen pajisje me vlerë 250 mijë euro

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Leposaviq – Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator për përpunimin e substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se laboratori ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara bërin të ditur se është rreth 250 mijë euro.

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës. Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike. Laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro”, ka njoftuar Sveçla, ka shkruar Sveçla./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë