Sherif Berisha drejtor i Arsimit në Komunën e Suharekë deklarohet i pafajshëm për akuzat për dy veprat penale të korrupsionit

Raporton: Adem KRASNIQI

Prizren – Sherif Berisha drejtor i Arsimit në Komunën e Suharekës, në shqyrtimin fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren nuk e ka pranuar fajësinë për dy veprat penale që akuzohet për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “cenim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.

Tutje, pasi që i pandehuri nuk e pranoi fajësinë, gjyqtarja Rahima Elezi, udhëzoi palët që deri para shqyrtimit të dytë, nëse kanë kundërshtime ndaj provave apo bëjnë kërkesë për hudhje të aktakuzës, ta bëjnë këtë në afatin kohorë të paraparë me ligj.

Seanca e radhës u caktua më  19 tetor 2016, në ora 09:00.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit shkollor 2014-2015 dhe 2015-2016, Sherif Berisha, në cilësinë e Drejtorit të Arsimit në Suhareke, i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personat e tjerë ku punëson pa konkurs nëpër shkolla të ndryshme ne Komunën e Suharekës mësimdhënës të ndryshëm. Kësisoj i pandehuri Sherif Berisha i mohon personave të tjerë punësimin në kushte të barabarta me ç’rast ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “cenim i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë