Shala: Është ngritur paga e gjyqtarëve por jo edhe zgjidhja e lëndëve, 8 vite mesatarja në civile

Raporton: Elsa KOLLQAKU

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se është ngritur paga e gjyqtarëve por jo edhe zgjidhja e lëndëve, duke theksuar se mesatarja e trajtimit të një lënde në Divizionin Civil është rreth 8 vite.

“Nëse e krahasojmë përqindjen e rritjes së pagës me përqindjen e reflektimit të gjyqtarëve në punë, këto nuk janë as në horizont, për shkak se nëse e shohim numrin e lëndës gjyqtarëve iu ka dyfishu paga, mirëpo nuk e kanë dyfishu normën, nëse kërkojmë rezultate në korrupsion ne ende vazhdojmë me pasë mungesë të një aktgjykimi me burgim efektiv të profilit të lart. Nëse flasim për krime lufte kjo ndërlidhet edhe me aspekte tjera apo aty mungojnë rezultatet, do të thotë rezultatet mungojnë në secilën fushë”, tha Shala në “Tempus” të KTV-së.   

Shala tha se problematikë  më e madhe e zgjedhjes së rasteve është në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil.

“Sipas matjeve të IKD-së, në një rast civil, nëse një qytetar e padit dikë tjetër, mesatarja e trajtimit të përgjithshëm deri në momentin kur merr aktgjykim të formës së prerë është rreth 8 vjet”, shtoi ai. /BetimipërDrejtësi   

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë