Sfidat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian me regjistrat civil

“Betimi për Drejtësi”

Kushtetuta dhe ligjet në Kosovë garantojnë të drejtat themelore të njeriut si dhe mbrojtje shtesë për të drejtat e komuniteteve, përfshi zbatimin e konventave ndërkombëtare. Por, sfidë mbetet zbatimi i tyre në praktikë, veçanërisht realizimi i të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke filluar nga ato me elementare siç është regjistrimi në regjistrat civil, si e drejtë themelore për tu njohur si person para ligjit.

Disa pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, në mungesë të dokumentit identifikues, iu pamundësohet realizimi i shumë të drejtave tjera elementare.

“Betimi për Drejtësi” në këtë emision trajton sfidat me të cilat përballen komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian për tu regjistruar në regjistrat civil dhe për pasojat e këtij mos regjistrimi.

Se si qëndron kjo problematikë dhe se çfarë kanë bërë e po bëjnë institucionet e Kosovës dhe organizatat vendore e ndërkombëtare për zgjidhjen e këtij problemi, ndiqeni emisionin e plotë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë